• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mendimi konsiliar pa specifikuar ndërhyrjen që i duhet Leonid Indovit sipas FSSHRMV-së lë vend për spekulime

Mendimi konsiliar pa specifikuar ndërhyrjen që i duhet Leonid Indovit sipas FSSHRMV-së lë vend për spekulime

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni i shkallës së parë i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSSHRMV) e ka refuzuar kërkesën për shërimin e të riut Leonid Indov në spitalin e Austrisë pasi sipas Rregullores së FSSHRMV-së për mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore të personit të siguruar jashtë vendit "rehabilitimi mjekësor” nuk është në kurriz të Fondit.

Në brifingun me gazetarë për shkak të reagimeve të publikut, drejtorët e FSSHRMV-së sot shpjeguan se si me kërkesat për mjekim jashtë vendit dhe si është trajtuar ky rast, për të cilin Komisioni i shkallës së parë ka marrë vendim negativ në bazë të mendimit konsiliar të TOARKIQE dhe në bazë të faturës me shërbimet e ofruara nga spitali në Austri që duhet t'i mundësojë Indovit të lirohet nga respiratori dhe t'i kthehet frymëmarrja normale.

Udhëheqësia e Fondit i ka dërguar një letër Klinikës për të sqaruar se çfarë lloj ndërhyrje i duhet atij, por prej atje nuk kanë marrë ndonjë përgjigje të saktë.

Lloji i trajtimit nga qendra në Austri është specifikuar në faturën që i ofrohet familjes, megjithatë, siç thotë Fondi kjo i referohet shërbimeve shëndetësore në fushën e terapisë fizike dhe rehabilitimit mjekësor. Komisioni i shkallës së parë i kryesuar nga kryetarja Dr. Sanja Petrova e cila ishte e ftuar, por nuk ishte e pranishme në konferencë e refuzoi kërkesën sepse konsideroi se një trajtim i tillë mund t'i ofrohet edhe në vendin tonë, edhe pse nuk është specifikuar asnjë klinikë apo institucion shëndetësor specifik.

Në pyetjen nëse dhe ku ka një ambient të përshtatshëm në vendin tonë për të mundësuar trajtimin e Leonidit, është përgjigjur se këtë duhet ta shpjegojnë mjekët që kanë vlerësuar gjendjen e tij. Ndërsa fakti që në mendimin konsiliar nuk specifikohet ndërhyrja e nevojshme apo nuk tregohet objekt shëndetësor ku duhet të hospitalizohet Leonidi sipas FSSHRMV-së, lë hapësirë ​​të gjerë për spekulime.

Dy drejtorët e FSSHRMV-së në brifingun me gazetarë u pajtuan për inicimin e ndryshimeve ligjore, por theksuan se nevojitet një mënyrë e re e financimit të sistemit shëndetësor sepse Fondi ka një buxhet të vogël për të plotësuar nevojat e qytetarëve në hap me zhvillimin e mjekësisë. Siç u tha, në një dekadë të lulëzimit të inovacionit në trajtim dhe farmaci, tashmë 15 vjet kontributi i sigurimeve shëndetësore ka qenë 7.4 për qind, më i ulëti nga vendet përreth. Vitin e kaluar 2023, FSSHRMV ka paguar 324 milionë denarë për 307 trajtime jashtë vendit.

Në korrik të vitit të kaluar i riu Leonid Indov është lënduar gjatë pushimeve në Greqi. Më 6 të këtij muaji me iniciativë të familjarëve të tij ai është transportuar me helikopter në një objekt shëndetësor në Austri. qa/
Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR