• e hënë, 23 dhjetor 2024

Meloni mori kërcënime me vdekje për shkak të marrëveshjes për emigrantët me Shqipërinë

Meloni mori kërcënime me vdekje për shkak të marrëveshjes për emigrantët me Shqipërinë

Romë, 31 tetor 2024 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni deklaroi se ka marrë kërcënime me vdekje nga trafikantët me njerëz për shkak të marrëveshjes së emigrantëve me Shqipërinë, njoftuan sot mediat italiane.

Meloni i mbrëmjen e djeshme për televizionin Rai1 deklaroi se mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes me Shqipërinë, sepse ajo është "zgjidhje efikase për menaxhimin e fluksit të emigrantëve".

"Kërcënimet e para me vdekje erdhën sepse firmosa protokoll bashkëpunimi me Shqipërinë për emigracionin. Do të bëj gjithçka që ky bashkëpunim të sjellë rezultate të dukshme", tha Meloni.

Qëllimi i qeverisë italiane, sipas saj është që qendrat e emigrantëve në Shqipëri të funksionojnë në mënyrë që respektojnë të drejtën ndërkombëtare, por paralajmëroi se qendrat do të “krijojnë probleme serioze" për trafikantët me njerëz të cilët dhe e kërcënonin me vdekje.

Siç ka thënë ajo, vendimi i gjykatës së Bolonjës për t'i kërkuar gjykatës së BE-së të anulojë dekretin e qeverisë romake për vendet e sigurta për emigrantët "më shumë ngjan si një pamflet propagandistik se sa një dokument gjyqësor". Ajo konkludoi se këto sulme dhe kundërshtimi i opozitës në Bruksel janë  “reagim agresiv" ndaj siç theksoi, "funksionimin e strategjisë së Qeverisë italiane".

Meloni shtoi se pavarësisht kundërshtimeve, arritjet janë ulur për 60 për qind, përderisa riatdhesimi është rritur për 30 për qind. Pasi që grupi i parë i emigrantëve u transferua nga Italia në qendrat e migracionit në Shqipëri, të përfshira në marrëveshjen Romë-Tiranë, me vendim të gjykatës në Romë ata u kthyen në Itali. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR