• e martë, 24 dhjetor 2024

Meguaer: Nuk do të ulem këtu tërë jetën dhe të luajë një herë në muaj

Meguaer: Nuk do të ulem këtu tërë jetën dhe të luajë një herë në muaj

Mançester, 12 tetor 2023 (MIA) - Hari Meguaer e ka shprehur pakënaqësinë e tij nga minutazhi, të cilin e ka në Mançester Junajted.

Mbrojtësi ka luajtur 206 minuta në katër ndeshje të Mançester Junajted në të gjitha garat këtë sezon dhe ka bërë një asistim.

"Nuk do të ulem këtu tërë jetën dhe të luajë një herë në muaj. Nëse vazhdon kështu, do të duhet të mbajë takim me klubin dhe të bisedoj për gjithçka. Por të jem i sinqertë, në këtë moment jam i përqëndruar në dy ndeshjet e ardhshme me Anglinë. Këto janë dy ndeshje të rëndësishme. Atëherë fokusi im i plotë do të jetë në luftën dhe tentimin që ta kthejë vendin tim në Mançester Junajted dhe t'i ndihmoj ekipit të arrijë aty ku duhet të jemi në kampionat. Besoj në aftësitë e mia. Unë dua të luajë. Dëshiroj të ndjehem i rëndësishëm për klubin dhe për ekipin. Tani nuk luaj as për së afërmi aq sa do të doja. Kjo është poenta", deklaroi Meguaer.

Mbrojtësi edhe krahas asaj se e ka humnbur statusin e lojtarit standard në përbërjen e parë në Mançester Junajted, megjithatë mori thirrje nga kombëtarja angleze. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR