Me Trenin urban, sistemin BRT dhe NQP-në, banorët e Shkupit do të kenë transport publik efikas, tha Gjorgjievski
- Nga sot vihen në funksion rreth 60 autobusë privatë të cilët do të lehtësojnë transportin e banorëve të Shkupit, paralajmëroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, gjatë vizitës së sotme rreth aktiviteteve ndërtimore që lidhen me projektin Treni urban.
- Post By Fami Bajrami
- 13:54, 7 nëntor, 2025
Shkup, 7 nëntor 2025 (MIA) – Nga sot vihen në funksion rreth 60 autobusë privatë të cilët do të lehtësojnë transportin e banorëve të Shkupit, paralajmëroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, gjatë vizitës së sotme rreth aktiviteteve ndërtimore që lidhen me projektin Treni urban.
"Duke folur për transportin publik, dua të përmend se menjëherë pas kësaj ngjarje kemi takim me transportuesit privatë. Siç paralajmërova, duke filluar nga sot, do të vihen në funksion edhe rreth 60 autobusë privatë të cilët do ta lehtësojnë transportin e bashkëqytetarëve tanë në Qytetin e Shkupit", tha Gjorgjievski.
Theksoi se Qyteti i Shkupit do të jetë plotësisht i përfshirë në logjistikën e procesit të vënies në funksion të Trenit urban me qëllim të sigurohet sinkronizim i orarit me transportin me autobusë.
"Si Qytet i Shkupit, do të jemi plotësisht të përfshirë në këtë proces, duke marrë parasysh pikat ose stacionet e reja, siç përmendi drejtori i NP 'Infrastruktura hekurudhore' Sinisha Ivanovski, do të adaptohemi me NQP në mënyrë që qytetarët të mos presin me orë të tëra, gjysmë ore që të mbërrijë treni por sipas nevojave, domethënë në momentin kur ka nevojë dhe do ketë tren në stacionin hekurudhor, atëherë do të adaptohen edhe autobusët nga NQP dhe do të jenë në dispozicion. Në këtë mënyrë, do të ofrojmë një alternativë reale dhe të shpejtë për transport për bashkëqytetarët tanë", ka thënë Gjorgjievski.