• e enjte, 04 dhjetor 2025

Me fjalë hyrëse të Prokurorisë filloi gjykimi kundër grupit kriminel Bellanoca-Baron

Me fjalë hyrëse të Prokurorisë filloi gjykimi kundër grupit kriminel Bellanoca-Baron

Shkup, 4 shtator 2025 (MIA) - Me fjalë hyrëse të prokurorisë, sot, në sallën gjyqësore në burgun Idrizovë u mbajt seanca gjyqësore kundër nëntë liderëve dhe anëtarëve të grupit kriminel Bellanoca-Baron, të akuzuar për disa vrasje, zhvatje dhe rrezikim të sigurisë së përgjithshme në periudhën prej vitit 2020 deri në vitin 2024.

Siç u cek nga ana e prokurores publike, të akuzuarit në kuadër të bashkimit kriminel kanë kryer së paku tetë vrasje, disa prej tyre të dxfishta, si dhe incidente serioze me të clat është çrrgulluar siguria e përgjithshme. Një pjesë e provave, shpjegoi ajo, janë komunikimet e përgjuara dhe të kapura, përmbajtja e nxjerrë nga mbikëqyrja me video, telefonat celularë, pajisjet dixhitale, si dhe provat fizike të armëve, automjeteve, gjurmët e gjakut, deklaratat e dëshmitarëve, etj.

Në fjalët hyrëse të Prokurorisë, u cek se anëtarët e grupit kriminel nga njëra anë janë deklaruar si besimtarë të mëdhenj dhe myslimanë, ndërsa nga ana tjetër kanë marrë pjesë në likuidime të personave për kompensim monetar, tregti me drogë, reket, zhvatje, huadhënie me normë interesi dhe prostitucion.

"Njëri nga të akuzuarit madje tregon se ka dëshirë të madhe të kryejë sulm vetëvrasës duke hyrë në një grup njerëzish, si dhe se djalin e vet e mëson me ato postulate. Ka njerëz për të cilët jeta do të thotë shumë parash që paguajnë çmim tejet të madh nëse vrasja kryhet në mënyrën më brutale, me shkrepje të tërë arsenalit të armës automatike në fytyrën e kundërshtarit për qëllim të shkatërrimit të tij, ndërkaq njëherit edhe ofendim dhe dërgim i porosisë. Ka njerëz të cilët nuk kanë kauzë të qartë dhe lojalitet ndaj askujt dhe sot vrasin së bashku, ndërsa një ditë tjetër hartojnë plane për t'u vrarë mes veti. Ka njerëz të cilët kanë në listë pagese vrasës, zhvatës të cilët dërgohen në mision madje edhe për një fjalë të thënë gabimisht", theksoi prokurorja.

Paraprakisht nga ana e avokatit Elenko Milanov, mbrojtësi i të pandehurit të parë Fatlum Ajeti, kundërshtoi ligjshmërinë e provave të mbledhura nga Prokuroria, duke theksuar se "aktakuza e paraqitur dhe lista e provave të Prokurorisë nuk ka theksuar asnjë urdhër të vetëm për masa të veçanta hetimore, as nuk është dorëzuar ndonjë urdhër për zbatimin e masës së veçantë hetimore që do të nënkuptonte mbikëqyrje të fshehtë dhe regjistrim të personave dhe objekteve jashtë shtëpisë ose lokaleve afariste të përcaktuara si private".

Në këtë nga ana e prokurores publike ishte theksuar se "qelia e burgut padyshim se paraqet një hapësirë të mbyllur dhe me kufizim fizik me mure dhe dyer ku zhvillohet komunikimi privat". Prokurorja, tha, qelia e burgut është një vend ku personat bisedojnë pa praninë e personave të tretë dhe i pandehuri Fatlum Ajeti duhet të kalojë 11 vjet nga jeta e tij, duke theksuar se një pjesë të madhe të jetës atje duhet ta kalojnë edhe të pandehurit Zulqifli Nuredini dhe Gani Marku.

"Masa e veçanta hetimore e mbikëqyrjes në hapësirën e burgut është ligjore dhe e arsyetuar si mënyra e vetme e mbledhjes së provave penale, në përpjesëtim me peshën e akuzave dhe miratimin e gjyqtarit kompetent të procedurës paraprake. Provat e mbledhura përmes kësaj mase janë ligjore dhe të pranueshme duke e marrë parasysh interesin publik për zbulimin e së vërtetës në këtë rast që është me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë e qytetarëve", theksoi prokurorja.

Të pandehurit janë Fatlum Ajeti i njohur si Tote, Akif Ravmanovski i njohur edhe si Jusuf Akifi-Baron, Zulqufli Nuredini, Akif Memishi, Abdulla Sadiki, Shenasi Masllani, Mirvet Masllani, Gani Marku dhe Reshat Isman. Disa prej tyre u morën nga paraburgimi, dhe disa nga burgu "Idrizovë" ku po vuajnë dënimet me burg për raste të tjera. ab/sa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR