• e enjte, 26 shtator 2024

Mbrojtja kundërajrore e Ukrainës rrëzoi rreth 20 dronë mbi Kiev

Mbrojtja kundërajrore e Ukrainës rrëzoi rreth 20 dronë mbi Kiev

Kiev, 16 shtator 2024 (MIA) - Rusia mbrëmë e sulmoi Kievin me dronë, ndërsa mbrojtja kundërajrore ukrainase hasi dhe shkatërroi pothuajse 20 dronë.

Ky është sulmi i tetë këtë muaj ndaj Kievit.

Dronë rusë po lëviznin drejt Kievit nga drejtime të ndryshme dhe në disa grupe, publikoi në Telegram shefi i administratës ushtarake të Kievit, Sergej Popko.

Ai shtoi se, sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur viktima apo dëme materiale. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR