Netanjahu: Izraeli do të përdorë forcë kundër Hezbollahut përderisa nuk kthehen banorët në veri
- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot deklaroi se vendi i tij do të përdorë forcë kundër Hezbollahut në Liban përderisa banorët në Izraelin verior nuk kthehen në shtëpi.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:49, 26 shtator, 2024
Tel-Aviv, 26 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot deklaroi se vendi i tij do të përdorë forcë kundër Hezbollahut në Liban përderisa banorët në Izraelin verior nuk kthehen në shtëpi.
"Hezbollahut i shkaktuam goditje të cilat nuk mund t'i paramendonte, këtë e bëjmë me forcë dhe me truqe. Mund t'ju premtoj një gjë: nuk do të ndalemi përderisa nuk kthehen në shtëpi", tha Netanjahu në video porosinë që e publikoi kabineti i tij.
Një funksionar anonim izraelit ndërkohë deklaroi për Si-En-En-in se Netanjahu i ka dhënë leje qeverisë së tij të prëfshihet në përpjekjet e SHBA-së në ndërmjetësim të ndërprerjes së zjarrit në Liban.
Netanjahu dha pëlqimin nën kushtin që çdo marrëveshje të mundësojë kthim të civilëve izraelitë në shtëpitë e tyre në Izraelin verior dhe më vonë shtoi se nuk do të qetësohet derisa kjo të mos ndodhë.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Amos Hohshtajn është i përfshirë në negociatat për ndërprerje të zjarrit, por amerikanët nuk bisedojnë drejtpërdrejt me Hezbollahun.
Si-En-En lajmëroi se SHBA-ja urgjentisht po punon për planin e uljes së tensioneve mes Hezbollahut dhe Izraelit për shkak të shqetësimit të rritur se konflikti mund të eskalojë. ab/