• e enjte, 26 shtator 2024

Izraeli dhe Libani në disa orët e ardhshme pritet ta nënshkruajnë armëpushim, Hezbollah nuk merr pjesë

Izraeli dhe Libani në disa orët e ardhshme pritet ta nënshkruajnë armëpushim, Hezbollah nuk merr pjesë

Tel-Aviv, Bejrut, 26 shtator 2024 (MIA) - SHBA-ja, Franca dhe aleatët e tjerë kanë bërë thirrje për armëpushim prej 21 ditëve, që të mundësohet që bisedimet në konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollahu.

Në deklaratën e përbashkët, të kontraktuara në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thuhet se luftimet e paradokohshme janë të papranueshme dhe paraqesin rrezik të papranueshëm nga eskalimi më i gjerë rajonal.

"Bëjmë thirrje për një armëpushim 21 ditor përgjatë kufirit libanezo-izraelit, që të hapet hapësirë për diplomaci", thuhet në komunikatë dhe shtohet:

"U bëjmë thirrje të gjigtha palëve, përfshirë edhe qeveritë e Izraelit dhe të Libanit, që menjlherë të pranojnë armëpushim të përkohshëm", thuhet në komunikatë.

Përfaqësues të lartë amerikanë kanë thënë se presin që marrëveshje për armëpushim të arrihet "në disa orët në vijim", përgjatë kufirit izraelito-libanez.

Duke folur me gazetarët natën vonë gjatë një konference telefonike urgjente, zyrtarët e administratës amerikane thanë se diplomacia e mundimshme e prapaskenave kishte rezultuar në një marrëveshje të ngushtë midis dy palëve, raporton Skaj njuz.

“Armëpushimi do të zgjasë 21 ditë përgjatë Linjës së kaltër (vija e demarkacionit që ndan Libanin nga Izraeli dhe Lartësitë e Golanit)”, tha përfaqësuesi amerikan.

"Gjatë atyre 21 ditëve, palët do të negociojnë një zgjidhje të mundshme të konfliktit që vazhdon pas sulmit të Hezbollahut të 8 tetorit dhe do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse përgjatë Linjës së kaltër që do t'i lejojë banorët të kthehen në shtëpitë e tyre në Liban dhe Izrael".

Përfaqësuesi zyrtar theksoi se ky propozim i armëpushimit vlen vetëm për kufirin verior dhe nuk përfshin Gazën, ku vazhdon ofensiva ushtarake e Izraelit kundër Hamasit, por se pauza në luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut do të krijonte "hapësirë" për përparim në Gaza.

"Ajo siguron pak kohë dhe hapësirë ​​për të arritur një marrëveshje në Gaza, përgjatë linjave të marrëveshjes për pengjet që diskutuam", tha zyrtari amerikan.

"Konsideorjmë se, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në fushëbetejë në ditët e fundit, momenti për të arritur një zgjidhje diplomatike është tani”, shtoi ai.

"Paralajmlruam armëpushim 21-ditor përgjatë kufirit izraelito-libanez. Kemi arritur të marrim mbështetje të konsiderueshme nga Evropa, si dhe nga vendet arabe... është e rëndësishme që lufta të mos përhapet”, komentoi Bajden.

Disa zyrtarët thanë se Hezbollahu nuk do të jetë nënshkrues i armëpushimit, por besonin se qeveria libaneze do të koordinonte një marrëveshje me grupin. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR