• e diel, 22 dhjetor 2024

Mbrojtja civile në Gazë: Në sulmet izraelite jetën e humbën 85 punonjës tanë

Mbrojtja civile në Gazë: Në sulmet izraelite jetën e humbën 85 punonjës tanë

Gazë, 18 nëntor 2024 (MIA) - Administrata e mbrojtjes civile në Rripin e Gazës njoftoi se 85 punonjës të saj janë vrarë, ndërsa 56 automjete dhe 17 zyra janë shkatërruar në sulmet e kryera nga Izraeli që nga 7 tetori 2023.

Në kumtesën e administratës thuhet se nga sulmet e Izraelit në Gazë që nga viti i kaluar, përveç 85 punonjësve të vrarë të mbrojtjes civile, 301 persona u lënduan, ndërsa 20 persona u arrestuan nga ushtarët izraelitë.

Gjatë sulmit, 14 shtabe dhe zyra të administratës u shkatërruan plotësisht, ndërsa tre u shkatërruan pjesërisht.

Armata izraelite, poashtu ka goditur automjete të ekipit të mbrojtjes civile, duke shkatërruar 56 automjete, duke përfshirë automjete të zjarrfikësve, shpëtimit, cisterna uji, ambulanca dhe automjete administrative, ndërsa 40 u bënë plotësisht të papërdorshme.

Qendrat e mbrojtjes civile u goditën drejtpërdrejt gjashtë herë gjatë sulmit dhe ekipet ishin cak 17 herë gjatë misioneve në terren. Këto sulme shkaktuan dëme prej 1.3 milionë dollarësh.

Në kumtesë theksohet gjithashtu se ushtria izraelite ka pamundësuar plotësisht sistemin e mbrojtjes civile në veri të Rripit të Gazës dhe ka dërguar me forcë ekipe në pjesët qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR