• e diel, 08 shkurt 2026

Mbi 80 paralajmërime të reja për përmbytje dhe shira të dendur janë lëshuar në Mbretërinë e Bashkuar

Mbi 80 paralajmërime të reja për përmbytje dhe shira të dendur janë lëshuar në Mbretërinë e Bashkuar

Londër, 7 shkurt 2026 (MIA) - Më shumë se 80 paralajmërime të reja për përmbytje janë në fuqi sot në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, njofton DPA.

Agjencia e Mjedisit Jetësor (EAA) kishte lëshuar më parë paralajmërim për përmbytje për 91 zona në Anglinë jugore dhe jugperëndimore, si dhe në Midlendsin lindor dhe perëndimor.

Deri mëngjesin e sotëm, EAA kishte lëshuar gjithsej 261 paralajmërime për përmbytje, me pjesë të mëdha të Anglisë në rrezik.

Një paralajmërim për mot të ashpër është lëshuar gjithashtu për 11 zona në Uells.

Shërbimi kundër zjarreve në Vorkshir paralajmëroi se "për shkak të shirave të dendur, niveli i lumit Din është rritur në një nivel ku përmbytjet janë të pashmangshme".

Të enjten, Zyra meteorologjike (MNO) kumtoi se Anglia jugperëndimore dhe Uellsi jugor kishin regjistruar ditën e tyre më të lagësht të vitit që nga fillimi i vitit 2026.

Të dy rajonet kanë regjistruar 50 për qind më shumë shi se mesatarja për janar dhe lagështi të konsiderueshme, bën të ditur meteorologët.

Pritet që Zonat bregdetare jugore të Anglisë jugperëndimore dhe Uellsit jugor sot të goditen nga shira të rrëmbyeshëm, informoi Zyra meteorologjike. 

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR