Mbi 30 të vdekur gjatë një sulmi në kampin e refugjatëve në Sudan
- Të paktën 31 persona humbën jetën, ndërsa 13 janë lënduar në një sulm të Forcave Paraushtarake për Mbështetje të Shpejtë (FMSH) ndaj kampit të refugjatëve në rajonin Darfuri Verior, raportoi DPA duke iu referuar organizatës "Rrjeti i mjekëve të Sudanit".
- Post By Sara Ademi
- 10:15, 17 gusht, 2025
Kartum, 17 gusht 2025 (MIA) - Të paktën 31 persona humbën jetën, ndërsa 13 janë lënduar në një sulm të Forcave Paraushtarake për Mbështetje të Shpejtë (FMSH) ndaj kampit të refugjatëve në rajonin Darfuri Verior, raportoi DPA duke iu referuar organizatës "Rrjeti i mjekëve të Sudanit".
Cak i sulmit ishte kampi "Abu Shuk" në afërsi të qytetit El Fasher. Sipas organizatës, të lënduarit ishin akomoduar në kushte jashtëzakonisht të rënda humanitare dhe shëndetësore, sepse qytetit po përballet me mungesë serioze të barnave, kuadrit mjekësor dhe ushqimit për shkak të rrethimit nga FMSH.
Kombet e Bashkuara informuan se kampi "Abu Shuk" ishte sulmuar 16 herë nga janari deri në qershor të këtij viti, me ç'rast kanë humbur jetën mbi 200 njerëz, ndërsa më shumë se 100 janë plagosur.
Sudani ka zhvilluar një luftë midis grupit paramilitar FMSH dhe ushtrisë sudaneze që nga prilli i vitit 2023, duke shkaktuar zhvendosje masive dhe duke çuar në atë që KB-ja e ka përshkruar si krizën më të keqe të urisë në botë. Rreth 25 milionë njerëz - gjysma e popullsisë së vendit - përballen me pasiguri të rëndë ushqimore, dhe 3.5 milionë gra dhe fëmijë vuajnë nga kequshqyerja.
El Fasher është qyteti i fundit në Darfurin e Veriut që mbetet nën kontrollin e qeverisë sudaneze dhe ka qenë nën rrethim nga SBP që nga maji i vitit të kaluar. sa/
foto: Gugël harta