Mbi 100 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës brenda një dite, kumtuan autoritetet shëndetësore në enklavë
- Më shumë se 100 persona janë vrarë në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve izraelite në 24 orët e fundit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze, njoftoi DPA.
Gazë, 30 korrik 2025 (MIA) - Më shumë se 100 persona janë vrarë në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve izraelite në 24 orët e fundit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze, njoftoi DPA.
Janë vrarë 104 persona, ndërsa 399 u plagosën, kumtoi ministria, e kontrolluar nga grupi i armatosur palestinez Hamas.
DPA njoftoi se autoritetet palestineze nuk specifikuan se sa nga të vdekurit dhe të plagosurit ishin luftëtarë dhe sa ishin civilë. Agjencia, gjithashtu, thekson se nuk mund të konfirmojë besueshmërinë e të dhënave.
Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, më shumë se 60.100 njerëz janë vrarë në Gazë që nga fillimi i luftës, ndërsa më shumë se 146.200 janë plagosur. ls/
Foto: EPA