Mbape largohet nga PSZH-ja për pagë katër herë më të vogël
- Kilian Mbape e ka përfunduar misionin e tij në Pari Sen- Zhermen dhe është çështje kohe kur do të largohet për në Madrid dhe për këtë nuk ka më dilema, të paktën sipas Fabricio Romanos, gazetari i cili njihet më së shumti për transferimet rreth futbollit.
- Post By Fami Bajrami
- 10:59, 19 prill, 2024
Paris, 19 prill 2024 (MIA) - Kilian Mbape e ka përfunduar misionin e tij në Pari Sen- Zhermen dhe është çështje kohe kur do të largohet për në Madrid dhe për këtë nuk ka më dilema, të paktën sipas Fabricio Romanos, gazetari i cili njihet më së shumti për transferimet rreth futbollit.
"Kilian Mbape është shumë i kënaqur me bisedimet që ka me Realin. Besohet se është vetëm çështje kohe se kur do të përfundojë saga", shkroi Romano.
Më pas ai ka vazhduar ta shpjegojë situatën.
"Mbape ka marrë vendim. Është Real Madridi dhe nuk ka asnjë dilemë. Ai kurrë nuk ka pasur ndërmend të negociojë me klube të tjera që nga dita e parë. Fokusi i tij i plotë është Real Madridi", ka shkruar Romano.
Mbape do të kalojë te Reali kur t'i skadojë kontrata me PSZH-në dhe francezët nuk kanë arritur ta bindin të qëndrojë.
“Marka” më herët shkroi se Mbape do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Realin. Mbape do të jetë më i paguari në skuadër, por jo në mënyrë dramatike më shumë se tjerët. Ai do të fitojë 20 milionë në sezon dhe pjesën më të madhe të parave nga të drejtat e marketingut.
Kjo do të thotë se ai do të fitojë gati katër herë më pak se në PSZH ku në dy vitet e fundit ka marrë 72 milionë euro në sezon. Megjithatë, ai pritet të mbledhë një shumë të madhe parash përmes marketingut dhe sipas disa vlerësimeve kjo mund ta bëjë futbollistin më të pasur në botë.
Këtë sezon ai shënoi 41 gola në 42 ndeshje dhe regjistroi nëntë asiste. Që kur iu bashkua PSZH-së ai ka luajtur 302 ndeshje me 253 gola dhe 107 asiste.
Foto: arkivi