• e mërkurë, 25 shtator 2024

Mbape i gatshëm të luajë në çdo pozicion në Real

Mbape i gatshëm të luajë në çdo pozicion në Real

 Dyseldorf, 17 qershor 2024 (MIA)  - Sulmuesi i kombëtares franceze dhe Reali, Kilian Mbape është i gatshëm të luajë në çdo pozitë në klubin madrilen.

"Jam gati të luaj kudo që më vendos trajneri. Derisa nuk jam në rezervë, do të përshtatem me pozicionet (qesh)", deklaroi Mbape. 

Real Madridi  më 3 qershor njoftoi për arritjen e marrëveshjes me 25-vjeçarin francez.

 Mbape paraprakisht ka luajtur për Pari Sen-Zherman dhe Monakon.

 Në fund të sezonit 2023/24, Reali u bë kampion i Spanjës dhe e fitoi Ligën e Kampionëve. Në finale, përzgjedhësit e Karlo Ançelotit mundi Borusinë Dortmundin (2:0).

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR