• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Mbape bleu ekipin francez në ligën e dytë, Kaen

Mbape bleu ekipin francez në ligën e dytë, Kaen

Paris, 31 korrik 2024 (MIA) - Sulmuesi i kombëtares franceze dhe Real Madridit, Kilian Mbape, u bë pronar i shumicës së aksioneve të ekipit francez në ligën e dytë, Kaen.

Mbape bleu 80 për qind të aksioneve përmes fondit të tij investues Coalition Capital, ndërsa Pjer-Antoan Kapton, kryetari aktual i Bordit mbikëqyrës, do të jetë aksionar pakicë me pjesëmarrje prej 20 për qind.

Kaen deri tani ka qenë në pronësi të fondit investues amerikan "Oaktri".

Spekulohet se transaksioni është me vlerë 15 milionë euro.

Për herë të fundit Kaen ka luajtur në ligën e parë franceze në sezonin 2018/19. bsh/

Foto: IKS

QËNDRONI TË LIDHUR