• e shtunë, 22 shkurt 2025

Masku: Do të tërheq ofertën për Open IA nëse kompania mbetet joprofitabile

Masku: Do të tërheq ofertën për Open IA nëse kompania mbetet joprofitabile

 Uashington, 14 shkurt 2025 (MIA) - Miliarderi amerikan Ilon Masku deklaroi se do të tërhiqë ofertën prej 97.4 miliardë dollarë për organizatën jofitimprurëse që kontrollon OpenIA  (OpenAI) me kusht që drejtori ekzekutiv o kompanisë Sem Altman të heqë dorë nga plani e tij për ta kthyer kompaninë, e cila qëndron pas ChatGPT, në një "entitet fitimprurës".

"Nëse këshilli i Open IA është i gatshëm të ruajë misionin e bamirësisë dhe vendos të heqë shenjën 'për shitje' nga mjetet e veta duke ndaluar konvertimin, Masku do ta tërheqë ofertën", deklaruan avokatët e Maskut në një parashtresë në gjykatën në Kaliforni.

 Altmani e hodhi poshtë ofertën e Maskut në fillim të kësaj jave, duke theksuar se Open AI "nuk është në shitje".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR