• e shtunë, 04 maj 2024

MASIT inicon formimin e komisionit të posaçëm të Kuvendit për digjitalizim

MASIT inicon formimin e komisionit të posaçëm të Kuvendit për digjitalizim

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Formim të komisionit të posaçëm kuvendor për digjitalizim dhe ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune lidhur me punën prej shtëpisë, inicon Oda ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit (MASIT). Ky propozim ka marrë përkrahje nga udhëheqësia e LSDM-së, ku sot ka pasur takim me menaxhmentin e Odës.

Në takim, siç informoi lideri partiak, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarja e Asamblesë së MASIT-it, Aneta Antova Peshova, u bë fjalë edhe për formimin e institutit të posaçëm/agjencia për digjitalizim, që është ideja e dy palëve.

Sipas Antova Pesheva, industria ITK, e cila është një nga sektorët me rritje më të shpejtë, në këtë moment numëron 3.200 kompani me mbi 20.000 të punësuar, kryesisht të rinj, pagat e të cilëve rriten për 30 për qind në vit. Këto kompani kanë qarkullim prej 1,5 miliardë euro, prej të cilëve gjysëm miliardë janë eksport.

"I vazhdojmë bisedat me partitë, pretendentë për përbërjen e ardhshme parlamentare. Sot kemi pasur bisedë të frytshme me Kovaçevskin dhe Fatmir Bytyqin. Kemi hasur në bashkëpunim shumë të mirë për të ardhmen. Vendi i vetëm ku mund të bashkohen idetë dhe bisedat për digjitalizim të shtetit, është këtu, shpresojmë se do të kemi bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë", tha Antova Pesheva.

Kovaçevski e ka përshëndetur iniciativën e MASIT-it për formimin e komisionit të posaçëm për digjitalizimin e Kuvendit të RMV-së.

"E mirë është iniciativa që të bisedojmë me të gjitha partitë, menjëherë pas formimit të përbërjes së re parlamentare që të formohet komisioni ekskluzivisht për digjitalizimin, ku do të bisedohet edhe për intelegjencën artificiale dhe ku përveç partive, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të MASIT-it, odave tjera dhe të kompanive më të mëdha që e udhëheqin zhvillimin e industrisë ITK në shtet", tha mes tjerash Kovaçevski.

ITK shërbimet tani janë nën Komisionin për transport dhe lidhje, i cili, siç tha kryetari i LSDM-së, ka vëllim të madh të punës. bsh/

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR