• e hënë, 23 dhjetor 2024

MASH: Vendim krejtësisht i drejtë për marrjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Tetovës për gjimnazin "Kiril Pejçinoviq"

MASH: Vendim krejtësisht i drejtë për marrjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Tetovës për gjimnazin

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) -  Sot edhe një herë është konfirmuar korrektësia e vendimit për marrjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Tetovës për shkollën e mesme komunale “Kiril Pejçinoviq”. Kjo shkollë nga sot është pa energji elektrike, pikërisht nga pakujdesia e personit të parë të vetëqeverisjes lokale, citohet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Fatmirësisht, siç thonë nga MASH  situata paraqitet gjatë pushimeve verore dhe nuk do të sjellë pasoja në procesin edukativo-arsimor të nxënësve.

"Mirëpo, kjo nuk përjashton përgjegjësinë e kryetarit të komunës dhe vërtetohet se arsimi nuk është fusha prioritare e veprimit të tij, prandaj as interesat e të rinjve nuk janë në fokusin e tij", shtohet në kumtesë.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës përkujtojnë, se inspektorati shtetëror arsimor ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në shkollën e cekur dhe në procesverbal ka konstatuar se për shkak të mos shpërndarjes së mjeteve nga bllok-dotacioni nga Komuna e Tetovës,mjete ato të dedikuara për këtë shkollë, funksionimi i shkollës është bërë i vështirë .

"Shkolla Komunës së Tetovës i ka dërguar propozim për planin financiar për vitin 2023, por nuk është miratuar nga Këshilli i Komunës së Tetovës deri në ditën e inspektimit. Si rezultat i kësaj, shkolla në pamundësi për të pagu-ar faturat e dorëzuara nga operatorët dhe kompanitë me të cilat shkolla ka lidhur kontratë, është krijuar borxhi prej 6,6 milionë denarë. Në bazë të këtyre fakteve dhe në pajtim me nenin 108-b të Ligjit për Arsimin e Mesëm, min-istri ia merr kompetencat kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasamit për funksionimin e shkollës së mesme në kohëzgjatje prej 12 muajsh", theksohet në kumtesën e MASH. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR