• e hënë, 23 dhjetor 2024

MASH: Dokumentet për vazhdimin e bursave për nxënës dorëzohen në mënyrë elektronike përfundimisht më datë 30 shtator

MASH: Dokumentet për vazhdimin e bursave për nxënës dorëzohen në mënyrë elektronike përfundimisht më datë 30 shtator

 Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Të gjithë shfrytëzuest e bursës për nxënës që kanë ushtruar të drejtën e tyre në një nga vitet e kaluara shkollore, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e të njejtës, përundimisht deri më 30 shtator, është e nevojshme përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk të dorëzojnë vërtetim për nxënës të rregullt në vitin shkollor 2023-2024 dhe vërtetim nga viti paraprak shkollor.

 Ministria e Arsimit bëri të ditur se nxënësit të cilët nuk do të veprojnë në pajtueshmëri me këtë drejtim, ku njëkohësisht është shënuar edhe në marrëveshjen që shfrytëzuesit e bursave e kanë nënshkruar me MASH-in, konsiderohet se heqin dorë nga e drejta e tyre.

Për të gjitha informatat apo pyetje, mund t'i gjeni në adresën elektronike ucenicki.stipendii@mon.gov.mk

 Foto: MASH-i

 

QËNDRONI TË LIDHUR