Martuçielo është trajneri i ri i Lacios
- Strategu italian Xhovani Martuçielo është trajneri i ri i Lacios, i cili vjen në vendin e Mauricio Sari.
- Post By Sara Ademi
- 12:48, 13 mars, 2024

Romë, 13 mars 2024 (MIA) - Strategu italian Xhovani Martuçielo është trajneri i ri i Lacios, i cili vjen në vendin e Mauricio Sari.
Edhe pse në mediat italiane spekulohen shumë emra të tjera të njohur, Lacio vendosi të besonte Martuçielon, i cili ishte ndihmës i Mauricio Sari. Kontrata e tij është deri në fund të sezonit.
Pavarësisht se është 52 vjeç, Martuçielo ka qenë trajner kryesor vetëm për një sezon. Ai ishte në Empoli në sezonin 2016-17. Përveç Lacios, ai ka qenë ndihmës trajner në Empoli, Inter dhe Juventus. sa/
Foto: Printskrin