• e hënë, 23 shtator 2024

"Marka": Mbape ka nënshkruar kontratë me Real Madridin në fillim të shkurtit

Paris, 5 shkurt 2024 (MIA) - Sulmuesi i Pari Sen Zhermenit, Kilian Mbape ka nënshkruar kontratë me Real Madridin në javën e parë të shkurtit të vitit 2024, shkruan "Marka". Kontrata e francezit me klubin madrilen është për pesë vjet. 

Mbape refuzoi bonus prej 80 milionë euro të qëndrojë në PSZH për të kaluar në Real Madrid. Ai deklaroi edhe se të ardhmen e tij do ta bëjë të ditur në fillim të Kampionatit Evropian në vitin 2024. 

Këtë sezon Mbape luajti në 39 ndeshje, në të cilat shënoi 39 gola dhe 8 asistime. Portali "Transfermarkt" e vlerësoi lojtarin në 180 milionë euro. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR