• e diel, 01 shtator 2024

Mariçiq-Pamer: Austria ofron mbështetje të fortë për përparimin drejt BE-së, është e rëndësishme që negociatat të vazhdojnë

Mariçiq-Pamer: Austria ofron mbështetje të fortë për përparimin drejt BE-së, është e rëndësishme që negociatat të vazhdojnë

Shkup, 23 gusht 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë, Martin Pamer me ç'rast biseduan  për rrjedhën e procesit të skriningut, ndryshimet kushtetuese dhe rrjedhën e mbajtjes së diskursit evropian të  vendit aktualisht. 

Siç kumtoi SÇE, zëvendëskryeministri Mariçiq në takim theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është nga interesi kombëtar dhe se Qeveria është e përkushtuar dhe bën përpjekje që vendin ta mbajë në rrugën evropiane. Ai shtoi se "jemi të gatshëm në reforma të thella dhe themelore për të arritur më shpejtë standardet evropiane", dhe se për këtë ndihmë kemi edhe nga partnerët tanë evropian.

 Ambasadori i ri austriak në vend Pamer në takim konfirmoi se Republika e Austrisë e mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe se do të vazhdojë të jetë aleati ynë në rrugën drejt BE-së.

Ai shprehu besimin, shtohet më tej, se ndryshimet kushtetuese do të kenë sukses dhe vuri në dukje se përkushtimi ndaj procesit dhe përkushtimi i sinqertë i Qeverisë duke ndërmarrë hapa konkretë për përmbushjen e detyrave për afrimin drejt Bashkimit Evropian, është një konfirmim  i fortë se Maqedonia e Veriut duhet të jetë anëtare e BE-së.

Zëvendëskryeministri Mariçiq i uroi ambasadorit Pamer mandat të suksesshëm dhe shprehu besimin se Maqedonia e Veriut dhe Austria do të forcojnë marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe do të avancojnë më tej bashkëpunimin, veçanërisht në procesin e anëtarësimit dhe zbatimin e agjendës së reformave, thuhet në kumtesë. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR