• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: T'i mbajmë të rinjtë në shtëpi me njohuri të përfituara nga institucionet arsimore evropiane

Mariçiq: T'i mbajmë të rinjtë në shtëpi me njohuri të përfituara nga institucionet arsimore evropiane

Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska sot në Manastir morën pjesë në hapjen e Info qendrës së parë Erazmus+, të Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, informojnë nga SÇE.

Mariçiq theksoi se prej tani në Manastir të rinjtë nga rajone të ndryshme të vendit kanë qasje drejt vendit ku drejtpërdrejtë do të mund të infor,ohen për programin Erazmus+, si një nga programet më të suksesshme në Bashkimin Evropian.

"Në këtë qendër, të gjithë të cilët dëshirojnë të kyçen në këtë program, këtu mund të marrin informata se si idetë e tyre, më së miri mund t'i bëjnë pjesë të mundësive për mobilitet më të madh dhe nëa të mënyrë të përfitojnë profesionalitet dhe sendërtim më të madh në përputhje me moshatarët dhe kolegët e tyre nga vendet e tjera evropiane. Pamja drejt Evropës dhe perspektivës evropiane janë opsioni i vetëm për të rinjtë, ndërsa Erazmus Plus, si deri më tani, mbetet inspirim me spektër të gjerë të mundësive për nxënësit, studentët, kuadrit arsimor si dhe për organizatat dhe institucionet", tha Mariçiq.

Ai potencoi se e ardhmja evropiane e të rinjve është prioritet i Qeverisë dhe për realizim të atij qëllimi, maksimalisht i afirmojnë përfitimet të cilat janë në dispozicion nga anëtarësimi në këtë program arsimor.

"Programi Erazmus Plus, vetëm për këtë vit parsasheh buxhet prej mbi gjashtë milionë eurove për projektet e vendit për spektër të gjerë të nismave për arsim, trajnime, të rinj dhe sport nën kushte të njejta si edhe të rinjtë nga vendet anëtare të BE-së", potencoi zëvendëskryeministri i parë për çështje evropiane. ab/

Fotо: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR