• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Përparimi i vendit është i dukshëm, fokusohuni te reformat dhe përdorimi i momentit për të përshpejtuar negociatat me BE-në

Mariçiq: Përparimi i vendit është i dukshëm, fokusohuni te reformat dhe përdorimi i momentit për të përshpejtuar negociatat me BE-në

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot në mbledhjen e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut tha se dyert e BE-së janë të hapura, por se na takon ne t'i kryejmë obligimet tona dhe të japim rezultate që janë në interes të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

"Jemi të përgatitur mirë për të vazhduar procesin e negociatave me BE-në. Ne duhet të përdorim përkrahjen politike kemi nga vendet anëtare të BE-së tani dhe të ruajmë vazhdimësinë e integrimeve evropiane, shtoi zëvendëskryeministri Mariçiq, kumtoi SÇE.

Mariçiq theksoi se Maqedonia e Veriut e zbaton Marrëveshjen në vazhdimësi dhe në tërësi, e cila, siç u theksua, ka arritur një nivel të konsiderueshëm të harmonizimit të legjislacionit kombëtar me ligjin e BE-së.

"Të gjitha organet e KSA janë në seancë të rregullt, gjë që konfirmohet edhe nga mbledhja e sotme. Sipas metodologjisë së re për negociatat e anëtarësimit, organet e KSA-së - Këshilli, Komiteti dhe nënkomitetet marrin peshë dhe rëndësi të veçantë sepse brenda tyre do të monitorohet dinamika e negociatave të anëtarësimit, gjë që do të zgjerojë hapësirën e temave për diskutim", theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.

Për pikën kushtuar kritereve ekonomike, Mariçiq u shpreh se likuiditeti dhe aftësia paguese e sistemit bankar është solid dhe stabil.

Ai theksoi se është miratuar Ligji i ri për Buxhetin, i cili prezanton rregullat fiskale, këshilla fiskale, buxhetimin afatmesëm dhe përmirësimin e mëtejshëm të transparencës fiskale, si dhe iu referua reformës së inicuar të sistemit tatimor në përputhje me Strategjinë për reformën e sistemit tatimor 2021-2025.

Zëvendëskryeministri vuri në dukje se përkundër të gjitha sfidave, është arritur progres në aspektin e përputhshmërisë së mëtejshme me legjislacionin e BE-së, duke u shprehur se është miratuar Strategjia për Zhvillimin e Sistemit të Prokurimit Publik 2022-2026.

Në fushën e energjetikës, Mariçiq tha se prioritet është rishikimi i Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, si dhe aktivitetet për përmirësimin e efiçencës energjetike, me synim uljen e cenueshmërisë së vendit ndaj goditjeve të jashtme dhe rritjen e sigurisë energjetike.

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane dhe negociatori kryesor me BE-në me delegacionet evropiane, shtohet, ndau edhe përshtypjet pozitive nga procesi i shqyrtimit të deritanishëm dhe shprehu mirënjohjen e tij për komisionerin Varhei dhe shërbimet e Komisionit Evropian për organizimin e mirë të skrining takimeve.

Ai theksoi se është e rëndësishme që ne të marrim raportet e skriningut sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që, siç vlerësoi ai, të ruajmë fokusin dhe motivimin për reforma si në administratë ashtu edhe në shoqëri në tërësi.

"Paralelisht po punohet edhe për përgatitjen e kontributit në raportin vjetor të Komisionit Evropian, i cili përfshin mbi 160 institucione dhe mbi 1200 nëpunës civilë. Jam i bindur se në Raportin e këtij viti Komisioni do të konstatojë se është bërë progres, përkundër të gjitha sfidave të brendshme dhe globale me të cilat po ballafaqohemi vazhdimisht!, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Mariçiq, siç deklaron rregullisht, në çdo skrining dypalësh, në takim ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme të miratojë plotësisht legjislacionin e Bashkimit Evropian në rendin e brendshëm juridik dhe të ndërtojë kapacitete efikase administrative dhe gjyqësore për zbatimin e plotë të tij.

 

Në takim, zëvendëskryeministri falënderoi për mbështetjen që marrim nga BE-ja për zbatimin e reformave përmes Instrumentit për ndihmën e para-anëtarësimit - IPA, por edhe për ndihmën për stabilitetin makroekonomik dhe përballimin e pasojave të energjisë dhe krizë kovid.

"Marrëveshja kuadër për zbatimin e IPA 3 është ratifikuar, ha kyrë në fuqi. Paketat e akreditimit për zbatimin e projekteve në sektorët e transportit dhe mjedisit jetësor janë përgatitur, kanë kaluar fazën e krijimit, të vetëvlerësimit dhe aktualisht janë në fazën e vlerësimit të konformitetit brenda trupit auditues IPA. Marrëveshja sektoriale për IPARD III është nënshkruar nga të dyja palët, e cila i plotëson kushtet për zbatimin e programit IPARD", shtoi Mariçiq.

Në takim u diskutua edhe për progresin e vendit, agjendën e reformave dhe aktivitetet dhe detyrat e planifikuara që duhet të realizohen në rrjedhën e mëtejshme të procesit të integrimit evropian.

Takimi u kryesua nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në delegacion përveç zëvendëskryeministrit Bojan Mariçiq ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Delegacioni i BE-së u kryesua nga Zhozep Borell Fonteles, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Oliver Varheji, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, i cili përfaqësonte Komisionin Evropian.

Ky është takimi i parë i Këshillit për Stabilizim dhe Asociim që po zhvillojmë si vend negociues me BE-në. Takimi i fundit është mbajtur katër vjet më parë në Bruksel, ndërsa takimi i sotëm i 16-të për herë të parë mbahet në Shkup", theksojnë nga SÇE.

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR