• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq nga Tirana: Vendosja e prioriteteve për zbatimin e Planit të rritjes është garanci për një integrim të përshpejtuar të suksesshëm në BE

Mariçiq nga Tirana: Vendosja e prioriteteve për zbatimin e Planit të rritjes është garanci për një integrim të përshpejtuar të suksesshëm në BE

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë Teknike për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot po merr pjesë në takimin e zëvendëskryeministrave dhe ministrave për çështje evropiane të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku është duke u zhvilluar Samiti i liderëve për zgjerimin e BE-së, kumtuan nga Sekretariati për çështje evropiane.

Takimi zhvillohet në disa sesione, të cilat do t'i kushtohen temave të ndryshme që lidhen me Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor. Takimin, theksohet në kumtesën. Takimin e hapi Majlinda Duka, ministre shtetërore dhe kryenegociatore me BE-në.

Sesioni i parë "Udhërrëfyesi për planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor" u drejtua nga Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësinë dhe negociatat e zgjerimit të BE-së, ndërsa në sesionin "Përpara drejt rritjes dhe anëtarësimit në BE" do të drejtohet zëvendëskryeministri Mariçiq. Sesioni i fundit për informimin dhe zbatimin e Planit të Rritjes do të drejtohet nga Valentina Superti, drejtoreshë e ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, në Drejtorinë e Përgjithshme për fqinjësinë dhe negociatat e zgjerimit.

"Në takimin strategjikisht planifikohen hapat e mëposhtëm për zbatimin, planifikimin dhe realizimin e Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Qëllimi kryesor i takimit është të përcaktojë strategjitë e Komisionit Evropian dhe të vendeve kandidate për anëtarësim në BE, të harmonizojë masat që synojnë zbatimin me sukses të Planit të Rritjes për integrim të përshpejtuar, të përcaktojë përparësitë dhe prioritetet dhe veprimet e ardhshme për realizimin me sukses të anëtarësimit të plotë në BE të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera kandidate nga rajoni, thuhet në kumtesën e SEP-it. ls/

Foto: Sekretarijat për çështje evropiane

 

QËNDRONI TË LIDHUR