• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mariçiq: Bashkëpunimi me shoqërinë civile duhet të vazhdojë fuqishëm me qëllim arritjen e inkuadrimit në BE

Mariçiq: Bashkëpunimi me shoqërinë civile duhet të vazhdojë fuqishëm me qëllim arritjen e inkuadrimit në BE

Shkup, 1 prill 2024 (MIA) - Bashkëpunimi me shoqërinë civile duhet të vazhdojë fuqishëm për të arritur qëllimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, harmonizimin e sistemit sipas normave evropiane dhe zbatimin e reformave. Ne nuk po heqim dorë nga e ardhmja e këtij vendi, e ardhmja jonë është në Evropë dhe jam i bindur se së bashku së shpejti këtë do ta arrijmë.

Këto janë përcaktimet siç theksoi zëvendëskryeministri i parë për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq nga takimi i sotëm i tij me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile me titull “Bashkëpunimi dhe dialogu me shoqërinë civile – kushtet dhe perspektivat”.

"Kjo qeveri, me kujdes po i rishikon analizat, opinionet dhe qëndrimet e sektorit civil, veçanërisht ato që na kritikojnë. Kjo është pjesë e dialogut që po zhvillojmë dhe që duhet të vazhdojë në të ardhmen. Përkushtimi dhe analizat e organizatave të shoqërisë civile janë integruar në politikat reformuese të qeverive të LSDM-së në shtatë vitet e fundit", tha Mariçiqi. 

Ai theksoi se roli i shoqërisë civile ka qenë e një rëndësie vendimtare në përgatitjen dhe miratimin e strategjive dhe ligjeve në fusha të tilla si antikorrupsioni, antidiskriminimi, kujdesi social dhe shëndetësor, transparenca, llogaridhënia dhe hapja e institucioneve, reforma e sistemit të drejtësisë dhe administrata publike, si dhe politikat për promovimin e multikulturalizmit dhe integrimit në BE.

Në takimin e sotëm, ai nënvizoi se janë hartuar këto plane dhe premtime, nga të cilat tre janë kryesore: punë e vazhdueshëm e pavarur, reprezentues, Këshilli funksional dhe efektiv për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, si dhe përfshirjen e tyre në procesin e negociatave me BE-në përmes miratimit të një modeli për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në procesin e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe promovimin e modelit për përzgjedhjen e përfaqësuesve nga shoqëria civile në grupet sektoriale të punës për IPA-n.

"Qeveria jonë është e hapur për dialog dhe bashkëpunim për të arritur qëllimet e përbashkëta dhe për të ndërtuar një shoqëri të përkushtuar. Rruga evropiane është agjenda jonë prioritare, si dhe ajo e sektorit civil, ai synim është në interes të të gjithë qytetarëve, ndërsa më së shumti për të siguruar një të ardhme cilësore dhe të begatë për rininë tonë, për të gjithë gjeneratat e ardhshme të këtij vendi", theksoi Mariçiq.

Ish kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, pas pjesëmarrjes në takim theksoi se ishte një mundësi për të ripërmbledhur atë që është bërë dhe çfarë mund të bëhet në të ardhmen për përmirësimin e bashkëpunimit, duke theksuar rolin e tyre në përgatitjen e ligjeve dhe strategjive në drejtim të promovimit të demokracisë në vend dhe statusit të grupeve të ndryshme në shoqëri.

"Besojmë se përfshirja e shoqërisë civile në nivel partneriteti, me synimin për të përshpejtuar evropianizimin e shoqërisë është një nga synimet kryesore që duam të arrijmë. Parimin e përfshirjes së procesit do ta mbajmë dhe do ta zgjerojmë, sepse ka nevojë për përfshirje të madhe të tij në proceset e krijimit të zgjidhjeve ligjore por edhe në negociatat me BE-në dhe ne e llogarisim atë në mandatin e ardhshëm", tha Kovaçevski. qa/

Foto: MIA   

QËNDRONI TË LIDHUR