• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mariçiq: 23 maji është simbol për kontributin shoqëror dhe kulturor të vllehëve në shtetin bashkëkohor të Maqedonisë së Veriut

Mariçiq: 23 maji është simbol për kontributin shoqëror dhe kulturor të vllehëve në shtetin bashkëkohor të Maqedonisë së Veriut
Shkup, 23 maj 2022 (MIA) – Vllehët janë pjesë përbërëse e shoqërisë sonë multietnike, me kontribut të rëndësishëm shoqëror dhe kulturor, në shtetin bashkëkohor të Maqedonisë së Veriut dhe janë pjesë përbërëse nga e kaluara, e tanishmja dhe ardhmëria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi sonte zëvendës-kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalimin në Akademinë solemne për nder të Ditës kombëtare të vllehëve – 23 Maji. Sipas tij, dallimet kulturore janë arma jonë më e fuqishme, me të cilën me dekada po mbrohemi nga idetë retrograde, ndërsa Maqedonia e Veriut është vend i cili çdoherë ka qenë simbol i dallimeve dhe një nga shembujt më të mirë për kultivimin e dallimeve kulturore, ndërtimin e kohezionit social dhe multikulturalizmit në “një shoqëri për të gjithë”. Vllehëve, zëvendës-kryeministri Mariçiq u porositi që t’a ruajnë gjuhën e tyre, identitetin dhe trashëgiminë kulturore, të cilat janë pjesë e pashmangshme nga mozaiku multietnik i vendit dhe të mbeten të përkushtuar si edhe deri tani ndaj shtetit të tyre dhe bashkësisë së tyre, pasi mirëqenia dhe prosperiteti i shtëpisë sonë të përbashkët varet nga të gjithë ne. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR