Mariçiq: Çdo deputet do të duhet të përballet me vendimin nëse do t'i vendosim bllokadën vetes apo do të shkojmë përpara
- Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së, Bojan Mariçiq, gjatë paraqitjes së tij të ftuar në emisionin "Klik Plus" në TV 21, theksoi se këtë vit duhet të fokusohemi në çështjen e progresit drejt BE-së dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese, sepse kemi një mundësi të papërsëritur.
- Post By Sara Ademi
- 08:19, 31 mars, 2023
Shkup, 31 mars 2023
Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së, Bojan Mariçiq, gjatë paraqitjes së tij të ftuar në emisionin "Klik Plus" në TV 21, theksoi se këtë vit duhet të fokusohemi në çështjen e progresit drejt BE-së dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese, sepse kemi një mundësi të papërsëritur.
"Jam i bindur se do të ketë dëshirë, mënyrë dhe përgjegjësi, nuk do të jetë aspak e lehtë dhe e thjeshtë, por çdo parti politike dhe çdo deputet në Kuvend do të duhet të përballet me vendimin nëse do t'i vendosim bllokadën vetë vetes ose të vazhdojmë në fazën e negociatave që ka të bëjë me hapjen e kapitujve sepse do të jemi të gatshëm t'i fillojmë negociatat deri në fund të këtij viti", theksoi Mariçiq.
Mariçiq shtoi se pritet që të gjitha klasteret e skriningut, e cila filloi më 15 nëntor, të përfundojnë në nëntor të këtij viti.