• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut merr pjesë në Forumin e 13-të ndërkombëtar për energji dhe zhvillim të qëndrueshëm në Bangkok

Maqedonia e Veriut merr pjesë në Forumin e 13-të ndërkombëtar për energji dhe zhvillim të qëndrueshëm në Bangkok

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut e prëforcon përkushtimin e vet ndaj tranzicionit të drejtë energjetik përmes pjesëmarrjes në Forumin e 13-të ndërkombëtar për energji për zhvillim të qëndrueshëm që po mbahet në Bangkok, Tajlandë. Forumi është organizuar nga pesë komisione rajonale të Kombeve të Bashkuara, ndërkaq zhvillohet nën temën "Tranzicioni i drejtë energjetik".

Në këtë forum, siç informon Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, përfaqësuese e ministrisë së resorit është Elena Ivanovska, nëpunëse kabineti për ndjekje të prioriteteve strategjike të Qeverisë.

Ivanovska ka marrë pjesë në disa panele kyçe, përfshirë sesionin për politika të drejta për tranzicion, ku i ka cekur përpjekjet e vendit për sigurim të qasjes energjetike për të gjithë qytetarët, me theks në përgjegjësinë dhe drejtësinë sociale. Ajo mori pjeës edhe në diskutimin për investime të gjelbra globale, ku i prezantoi mundlsitë për investim në burime ripërtëritëse të energjisë në vend, si dhe planet tona për përforcim të siguri energjetike.

"Pjesëmarrja në forume të këtilla është jashtëzakonisht e rëndësishme për Maqedoninë. Këtë platformë e shohim si mundësi për t'i cekur përpjekjet tona për zhvillim të burimeve ripërtëritëce dhe krijim të strategjive për rezistencë energjetike. Këmbimi i praktikave më të mira dhe ndërlidhja me ekspertë nga e mbarë bota na mundëson t'i prëforcojmë kapacitetet tona për zbatim të politikave të gjelbra dhe nxitjes së rritjes ekonomike bazuar në parime të qëndrueshme", porositi Ivanovska, Ai e falënderoi UNDP Maqedoni e Veriut për mbështetjen në mundësimin e pjesëmarrjes në këtë forum.

Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska, ndërkaq, përmes letrës drejt UNECE (komisioni rajonal i OKB-së) i cili e orgnaizon këtë forum, ka inicuar mundësi që Maqedonia e Veriut të jetë nikoqire e Forumit të ardhshëm dërkombëtar për energjetikë dhe zhvillim të qëndrueshëm në vitin 2025.

"Me këtë, vendi do të pozicionohet si lider rajonal në tranzicionin e gjelbër, duke e treguar përkushtimin e vet ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm energjetik", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale. ab/

Foto: Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale

QËNDRONI TË LIDHUR