Trajnim për nxënës dhe profesorë të shkollave të mesme për zhvillim të shkathtësive të gjelbra dhe sipërmarrëse
- Nxënës dhe profesorë të shkollave të mesme sot në Fakultetin e maqinerisë në Shkup, me fillim në orën 10 do të marrin pjesë në trajnimin njëditor për zhvillim të shkathtësive të gjelbra dhe sipërmarrëse. Në trajnim, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë me ekspertë me përvojë dhe të zhvillojnë koncepte inovative të gjelbra afariste.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:45, 22 shkurt, 2025

Shkup, 22 shkurt 2025 (MIA) - Nxënës dhe profesorë të shkollave të mesme sot në Fakultetin e maqinerisë në Shkup, me fillim në orën 10 do të marrin pjesë në trajnimin njëditor për zhvillim të shkathtësive të gjelbra dhe sipërmarrëse. Në trajnim, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë me ekspertë me përvojë dhe të zhvillojnë koncepte inovative të gjelbra afariste.
Trajnimi paraqe përgatitje për garën 2Koncepti më i irë afarist për inovacione të gjelbra 2025", të cilën për të 17-tin vit me radhë e organizon Fakulteti i maqinerisë për shkollat e mesme me të cilën zhvillohet mënyra inovative e të menduarit tek të rinjtë, stimulohet zgjidhja ekipore e problemeve reale dhe gjetja e zgjidhjeve kreative, me çka ndërtohet mënyra sipërmarrëse e të menduarit tek popullata e nxënësve të shkollave të mesme.
Ajo është në organizim të Fakultetit të maqinerisë pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup dhe Qendrës për përsosmëri në inovacione të gjelbra, ndërkaq mbështetur nga Qendra nacionale për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit sipërmarrës, Maqedonia 2025, Hallk Banka dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Ka për qëllim t'i nxisë të rinjtë të mendojnë në mënyrë kreative, t'i avancojnë shkathtësitë në fushën e inovacioneve të gjelbra dhe sipërmarrësisë së qëndrueshme dhe të përfitojnë njohuri për krijim të koncepteve të gjelbra afriste. ab/
Foto: МIА arkivi