• e shtunë, 22 shkurt 2025

Simpozium për mjekësi estetike me pjesëmarrje ndërkombëtare

Simpozium për mjekësi estetike me pjesëmarrje ndërkombëtare

Shkup, 22 shkurt 2025 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet Simpoziumi i 6-të për mjekësi estetike, në të cilin është paralajmëruar edhe pjesëmarrje ndërkombëtare.

Siç kumtuan organizuesit, kjo ngjarje e rëndësishme do t'i bashkojë ekspertët me renome nga vendi dhe rajoni, të cilët si ligjërues apo pjesëmarrës të simpoziumit do t'i ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre më të reja në fushën e mjekësisë estetike.

Në ngjarje do të prezantohen njohuritë dhe teknikat më të reja në segmentin e mirëmbajtjes së vitalitetit dhe bukurisë me mbështetje të procedurave joinvazive dhe invazive në mjekësinë estetike. ab/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR