• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mançester Siti e fitoi Totenhemin dhe iu afrua trofeut në Premier Ligë

Mançester Siti e fitoi Totenhemin dhe iu afrua trofeut në Premier Ligë

Londër, 15 maj 2024 (MIA) - Mançester Siti mbrëmë si mysafir e fitoi Totenhemin me rezultat 2:0 në ndeshjen e shtyrë nga xhiroja e 34-të e Premier Ligës.

Golashënues i dyfishtë ishte Erling Haland. Norvegjezi e hapi rezultatin në minutën e 51-të dhe realizoi penallti në minutat shtesë të ndeshjes. 

Portieri i Mançester Sitit, Ederson u lëndua në pjesën e dytë. Ai u zëvendësua me Stefan Ortega në minutën e 69-të. 

Mançester Siti me 88 pikë tani është në krye të tabelës në Premier Ligë, duke kaluar Arsenalin, i cili ka 86 pikë. 

Në xhiron e fundit, "Qytetarët" në terren vendas do ta presin Uest Hemin, ndërsa "Topçinjtë" në do të luajnë me Evertonin në Londër. Të dyja ndeshjet do të luhen më 19 maj.

Totenhemi me 63 pikë mbetet i pesti në tabelë. Në xhiron e fundit të përzgjedhurit e Anzhe Postekogllut do të përballen me Shefild Junajted. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR