• e diel, 07 korrik 2024

Mançester Junajtedi mbështet Ten Hag dhe e sheh atë si trajnerin ideal në plan afatgjatë

Mançester Junajtedi mbështet Ten Hag dhe e sheh atë si trajnerin ideal në plan afatgjatë

Mançester, 4 tetor 2023 (MIA) - Erik Ten Hag gëzon besimin e plotë të drejtuesve të Mançester Junajtedit përkundër  rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta.

Sipas „Gardian“, pozicioni i Ten Hag si trajner i Mançester Junajtedit është i palëkundur për të ardhmen dhe nuk është objekt debati nga drejtuesit e klubit.

Përkundër gjashtë humbjeve në 10 ndeshje në fillim të sezonit, menaxhmenti ka besim të fortë te Ten Hag dhe e sheh atë si trajnerin ideal për të ndihmuar ekipin të përparojë në planin afatgjatë.

Edhe pse Ten Hag nuk kërkoi asnjëherë alibi për rezultatet e dobëta me dëmtimet e shumta të lojtarëve, klubi beson se kjo është arsyeja pse ekipi ka rezultate të dobëta. Në një moment trajneri mbeti pa 12 lojtarë.

Për shembull, për shkak të mungesës së të lënduarve Luk Sho, Tajrell Malasija dhe Serhio Regilon, Mançester Junajtedi  aktualisht është pa një mbrojtës të majtë dhe Ten Hag është i detyruar të përdorë mesfushorin Sofijan Amrabat në këtë pozicion. si/

Foto: EPA

 



QËNDRONI TË LIDHUR