Mall i konfiskuar në tregun me shumicë Kuantashki iu dhurua disa institucioneve
- Malli i konfiskuar prej frutave e perimeve në aksioninnë tregun me shumicë Kuantashki, që dje e kryen inspektorati shtetëror i tregut, Drejtoria për polici financiare dhe Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar dhe MPB-ja, i është dhuruar institucioneve të vendit, ku është më se e domosdoshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:53, 26 prill, 2023
Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Malli i konfiskuar prej frutave e perimeve në aksioninnë tregun me shumicë Kuantashki, që dje e kryen inspektorati shtetëror i tregut, Drejtoria për polici financiare dhe Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar dhe MPB-ja, i është dhuruar institucioneve të vendit, ku është më se e domosdoshme.
Ky vendim është sjellur në takimin e djeshëm të drejtoëve të Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar, Driton Nebiu dhe të Inspektoratit shtetëror të tregut, Goran trajkovski.
Agjencia për menaxhim me pronën e koinfiskuar kumtoi se për herë të parë ndodhë që malli i konfiskuar në të njejtën ditë t'u dhurohet IPSHF "11 Tetori" - Shkup, Shkollës shtetërore për rehabilitim për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar "Dimitar Vllahov" Shkup, IPSH Klinika universitare për terapi fizikale dhe rehabilitim mjekësor - Shkup, Shoqatës për persona të verbër - Kumanovë, IPSH Spitalit të posaçëm për gjinekologji ebstetrikë "Nënë Tereza", IPSH Spitlait psikiatrik "Shkup" - Shkup, Institutit për ëlmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle, NP Enti për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve - Shkup dhe INP Idrizovë.
"Shprehim falënderim për të gjitha institucionet kompetente për mbështetjen e dhënë dhe qëndrimin e fuqishëm për zgjidhje të problemit me çmimet e larta të prodhimeve. Bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve dhe çdo anashkalim i ligjeve do të sanksionohet, sepse sistemi duhet të funksionojë në tërësi me respektim konsekuent të rregullave ligjore. Falënderojmë kolegët nga Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar dhe kolegët nga institucionet kompetente të cilët në mënyrë më se profesionale e kryen punën. Vazhdojmë më tejme aktivitete në terren", ceket në deklaratën me shkrim të drejtorit Driton Nebiu. ab/
Foto: Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuarодземен имот