• e premte, 05 dhjetor 2025

Mali i Zi po lufton me zjarret në disa fronte, temperaturat e larta e vështirësojnë shuarjen

Mali i Zi po lufton me zjarret në disa fronte, temperaturat e larta e vështirësojnë shuarjen

Podgoricë, 24 korrik 2025 (MIA) - Situata me zjarrin në malin Llovqen në jug të Malit të Zi u përmirësua pas intervenimit të zjarrfikësve nga Cetinja dhe Kotorri, të cilët natën e kaluar qëndruan në terren, deklaroi shefi i Shërbimit për mbrojtje dje shpëtim, Millosh Çeçanoviq.

"Po montrojmë rezervoar për ujë dhe po e presim helikopterin të arrijë për ta shuar zjarrin", deklaroi Pepanoviq sot për portalin e RTCG-së. Sipas tij, nata ishte e lodhshme, por me ndihmën e kolegëve nga Kotorri situata është vënë nën kontroll.

Në operacionin e djeshëm morën pjesë dy automjete të specializuara me dhjetë zjarrfikës nga Cetinja, si dhe 12 zjarrfikës nga Kotorri me katër automjete.

Zjarri filloi përgjatë rrugës magjistrale drejt Kotorrit, duke kapluar vegjetacion të ulët, ndërsa era e fuqishme plotësisht e vështirësoi shuarjen.

Çeçanoviq shtoi se është aktiv edhe një zjarr tjetër në Oçiniqi, në pjesën jugore të vendit, dhe se pritet mbështetje ajrore nga Drejtoria për situata të jashtëzakonshme.

Ndërkohëm Radio-televizioni Nikshiq lajmëroi se një zjarrfikës është lënduar gjatë intervenimit në qytetin Grahovë, ku është përfshirë edhe reparti i helikopterëve.

Instituti për hidrometeorologji dhe sizmologji i Malit të Zi paralajmëroi se vala e të nxehtit do të vazhdojë së paku edhe dy ditë, me temperatura mbi 40 gradë, për shkak të arritjes së ajrit akoma më të nxehtë nga Mesdheu qendror. ab/

fotо: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR