Makroni pas aktvendimit për Le Penin: Gjyqësori është i pavarur, të gjithë qytetarët kanë të drejtë të ankohen
- Presidenti francez Emanuel Makroni sot deklaroi se gjyqësori është i pavarur dhe se të gjithë qytetarët kanë të drejtë ankese, transmeton BFM TV.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:23, 2 prill, 2025

Paris, 2 prill 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni sot deklaroi se gjyqësori është i pavarur dhe se të gjithë qytetarët kanë të drejtë ankese, transmeton BFM TV.
Makroni kujtoi tre fakte që lidhen me vendimin për liderin e partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar, Marin Le Pen, deklaroi zëdhënësja e qeverisë Sofi Prima pas përfundimit të Këshillit të Ministrave.
Makroni vuri në dukje se gjyqësori është i pavarur, pastaj se kërcënimet e bëra ndaj gjyqtarëve që dhanë aktvendim kundër Le Penit janë absolutisht të papranueshme dhe, se më në fund, të gjithë kanë të drejtën e ankimit dhe se ligji është i njëjtë për të gjithë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s