Makroni: Vetëm presidenti Zelenski duhet të negocioj ëpër paqen e vendit të tij
- Presidenti francez Emanuel Makroni deklaroi se vetëm presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mund të negociojë në emër të vendit të tij me Rusinë për përfundimin e luftës, duke paralajmëruar se "paqja që është kapitullim" do të ishte "lajmi keq për të gjithë", përfshirë edhe për SHBA-në.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:44, 14 shkurt, 2025

Paris, 14 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makroni deklaroi se vetëm presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mund të negociojë në emër të vendit të tij me Rusinë për përfundimin e luftës, duke paralajmëruar se "paqja që është kapitullim" do të ishte "lajmi keq për të gjithë", përfshirë edhe për SHBA-në.
"Pyetja e vetme në këtë fazë është nëse presidenti Putin është i sinqertë, i përgatitur në mënyrë të qëndrueshme dhe të besueshme për të rënë dakord për një armëpushim mbi këtë bazë. Pas kësaj, ukrainasve u mbetet për të negociuar me Rusinë", tha Makroni në intervistën për "Fajnenshëll tajms".
Makroni shtoi se Trampi krijoi "dritare të mundësive" për t'u arritur zgjidhje mes bisedimeve në të cilën "çdokush mund të luajë rolin e tij", duke shtuar se tani i mbetet Zelenskit të bisedojë për çështjen e territorit dhe sovranitetit.
Ai theksoi se.... komuniteti ndërkombëtar, me një rol specifik për evropianët, është të diskutojë për garancitë e sigurisë dhe, më gjerë për kuadrin e sigurisë për të gjithë rajonin".
Makroni e përshkoi kthimin e Trampit si "elektroshok" që duhet të detyrojë Evropën të sigurojë të ardhmen e saj, si dhe atë të Ukrainës.
Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trampi ka biseduar për luftën veçmas me presidentin rus Vladimir Putin dhe Zelenskin dhe urdhëroi zyrtarët amerikanë të fillojnë negociatat për t'i dhënë fund konfliktit pothuajse trevjeçar. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s