• e hënë, 23 dhjetor 2024

Makron i bëri thirrje Putinit të tregojë maturi

Makron i bëri thirrje Putinit të tregojë maturi

Rio de Zhanejro, 20 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron e dënoi "eskalimin" rus në luftën në Ukrainë, duke i bërë thirrje kolegut të tij rus, Vlladimir Putin "të tregojë maturi".

"Me të vërtetë dëshiroj t'i bëj thirrje Rusisë të tregojë maturi. Ajo ka përgjegjësi si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB-së", deklaroi Makron, dje pas samitit të liderëve të G20-shit në Rio de Zhanejro.

Makron vlerësoi se Rusia sot po bëhet fuqi e "destabilizimit global" dhe shtoi se i ka bërë thirrje kolegut të tij kinez, Si Xhinping të ndikojë tek Putini.

Presidenti rus dje e nënshkroi dekretin e doktrinës bërthamore, sipas të cilës sulmi konvencional ndaj Rusisë nga cili do vend i mbështetur nga forca bërthamore do të konsiderohet si sulm i përbashkët i atij vendi dhe asaj force ndaj vendit të tij.

Putin nënshkroi dekret me të cilin miratohet politika e re e kthimit të ditës së 1000-të nga fillimi i invazionit rus ndaj Ukrainës, që filloi më 24 shkurt të vitit 2022. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR