Qeveria e Albanezes dha betimin për mandat të dytë në Australi
- Kryeministri i Australisë Entoni Albaneze është betuar për një mandat të dytë së bashku me ministrat e tij, pasi siguroi një fitore bindëse në zgjedhje.
- Post By Fami Bajrami
- 09:22, 13 maj, 2025
Kanbera, 13 maj 2025 (MIA) - Kryeministri i Australisë Entoni Albaneze është betuar për një mandat të dytë së bashku me ministrat e tij, pasi siguroi një fitore bindëse në zgjedhje.
Partia laburiste e Albanezes arriti të përfitonte nga reagimi i votuesve kundër paqëndrueshmërisë globale, të shkaktuar nga politikat e presidentit amerikan Donald Tramp për të fituar zgjedhjet e 3 majit.
Komisioni zgjedhor është ende duke numëruar votat në disa vende, por Partia Laburiste pretendon se ka fituar të paktën 92 vende nga 150 anëtarë në Shtëpinë e deputetëve.
"Ky është grupi më i madh parlamentar i Partisë laburiste që nga themelimi i Australisë në vitin 1901", deklaroi Albaneze.
Kryeministri dhe ministrat u betuan në një ceremoni në ndërtesën e Qeverisë në Kanbera e cila udhëhiqet nga guvernatori i përgjithshëm Sam Mostin.
Partia liberale konservatore e opozitës, lider i së cilës Piter Daton humbi vendin e tij në zgjedhje, sot zgjodhi Suzan Lej për lider të ri. Ajo do të jetë gruaja e parë që do të udhëheq Partinë liberale federale e cila humbi Sidnein dhe Melburnin ndaj kandidatëve të pavarur që mbështetën politikat e ndryshimeve klimatike dhe barazisë gjinore në dy zgjedhjet e fundit. rq/
Foto: EPA