• e shtunë, 14 qershor 2025

Kiev: Zelenski do të takohet vetëm me Putinin dhe askënd tjetër nga delegacioni rus

Kiev: Zelenski do të takohet vetëm me Putinin dhe askënd tjetër nga delegacioni rus

Kiev, 13 maj 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski do të takohet vetëm me presidentin rus Vlladimir Putin për bisedime në Turqi të enjten dhe me askënd tjetër nga delegacioni i mundshëm rus në Stamboll, tha për "Rojters" një këshilltar i presidentit ukrainas, transmeton BTA.

Zelenski deklaroi se është i gatshëm të takohet me Putinin në metropolin turk për negociata që do t'i jepnin fund luftës në Ukrainë e cila filloi në shkurt 2022.

Presidenti amerikan, Donald Tramp ka propozuar t’u bashkohet këtyre bisedimeve paqësore. Rusia ende nuk ka kumtuar nëse do të marrë pjesë në negociata dhe në çfarë niveli do të jenë përfaqësuesit e saj.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR