Zelenski ka nënshkruar marrëveshjen për partneritet ekonomik me SHBA-në
- Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski ka nënshkruar ligj me të cilin ratifikon Marrëveshjen e partneritetit ekonomik midis Ukrainës dhe SHBA-së.
- Post By Fami Bajrami
- 08:41, 13 maj, 2025
Kiev, 13 maj 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski ka nënshkruar ligj me të cilin ratifikon Marrëveshjen e partneritetit ekonomik midis Ukrainës dhe SHBA-së.
Statusi i ligjit i cili u publikua mbrëmë në portalin onlajn të Radës supreme, parlamentit të Ukrainës është përditësuar, duke deklaruar se është kthyer me nënshkrimin e Zelenskit.
Parlamenti e ratifikoi marrëveshjen më 8 maj. Zelenski e shkroi atë si "dokument historik i cili hap një fazë të re në marrëdhëniet tona".
Marrëveshja e nënshkruar më 30 prill në Uashington, përfshin fond të përbashkët investimesh për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës. Financimi do të sigurohet pjesërisht nga të ardhurat nga shfrytëzimi i burimeve natyrore. rq/
Foto: arkivi i MIA-s