Makron: Hamasi nuk duhet të marrë pjesë në menaxhimin me Rripin e Gazës
- Lëvizja islamike palestineze Hamas nuk duhet të marrë pjesë në menaxhimin me Rripin e Gazës dhe nuk duhet të paraqes më kërcënim për Izraelin, deklaroi sot në Kajro presidenti i Francës, Emanuel Makron.
- Post By Fami Bajrami
- 15:39, 7 prill, 2025

Kajro, 7 prill 2025 (MIA) - Lëvizja islamike palestineze Hamas nuk duhet të marrë pjesë në menaxhimin me Rripin e Gazës dhe nuk duhet të paraqes më kërcënim për Izraelin, deklaroi sot në Kajro presidenti i Francës, Emanuel Makron.
Ai theksoi edhe se është kundër çdo aneksimi të Rripit të Gazës apo Bregut Perëndimor.
Makron së bashku me presidentin e Egjiptit, Abdel Fatah al Sisi ka përsëritur mbështetjen e plotë për planin e rindërtimit të Rripit të Gazës, i mbështetur nga Liga arabe.
"E përshëndes punën vendimtare të Egjiptit në këtë fushë, e cila ofron një rrugë reale për rindërtimin e Gazës dhe e cila gjithashtu duhet të hapë rrugën për një administratë të re palestineze në enklavë, e cila do të drejtohet nga administrata palestineze", potencoi Makron.
Presidenti i Francës deklaroi edhe se është "fuqishëm kundër zhvendosjes së popullsisë".
"Kjo do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar, kërcënim serioz për sigurinë e të gjithë rajonit, duke përfshirë Izraelin", potencoi Makron. rq/bsh/
Foto: EPA