Maduro thotë se dy shtetas amerikanë janë arrestuar bashkë me një grup mercenarësh
- – Dy shtetas amerikanë janë arrestuar në Venezuelë, njoftoi presidenti Nikollas Maduro dhe sipas tij, ata ishin pjesë e grupit prej shtatë “mercenarëve”.
- Post By Fitore Curri
- 07:56, 8 janar, 2025
Karakas, 8 janar 2025 (MIA) – Dy shtetas amerikanë janë arrestuar në Venezuelë, njoftoi presidenti Nikollas Maduro dhe sipas tij, ata ishin pjesë e grupit prej shtatë “mercenarëve”.
Maduro, i cili tha se shtetasit e arrestuar amerikanë janë “në nivel shumë të lartë”, nuk dha hollësi shtesë ose dëshmi për arrestimet.
“Vetëm sot kapëm shtatë mercenarë të huaj, duke përfshirë edhe dy mercenarë të rëndësishëm nga SHBA-ja”, tha Maduro, i cili mandatin e tretë do ta marrë të premten pas zgjedhjeve kontestuese në korrik të vitit të kaluar, në të cilat opozita thotë se kanë fituar me dallim të madh.
Maduro tha edhe se në mesin e të arrestuarve ka dy kolumbian dhe tre ukrainas.
Muajin e kaluar, qeveria e Venezuelës liroi dhjetëra të burgosur, duke përfshirë edhe 10 amerikanë, pas bisedimeve disamujore ndërmjet Karakasit dhe Uashingtonit, ndërsa SHBA-ja e liroi aleatin e afërt të presidentit, biznesmenin kolumbian Alek Saab. fc/