Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Berovë, gjatë ditës temperaturat deri 19 gradë
- – Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë, -7 gradë, ndërsa një gradë maksimum është matur në Vinicë. Siç informon DPHM, -5 gradë është në Manastir, -4 në Hanet e Mavrovës, -3 në Shkup – Petrovec, Tetovë, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë, -2 në Pretor, Shtip dhe Gjevgjeli, -1 në Kriva Pallankë, Veles, Kavadar dhe Kodër të Diellit, si dhe 0 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Kumanovë dhe Krushevë.
- Post By Fitore Curri
- 09:13, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) – Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë, -7 gradë, ndërsa një gradë maksimum është matur në Vinicë. Siç informon DPHM, -5 gradë është në Manastir, -4 në Hanet e Mavrovës, -3 në Shkup – Petrovec, Tetovë, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë, -2 në Pretor, Shtip dhe Gjevgjeli, -1 në Kriva Pallankë, Veles, Kavadar dhe Kodër të Diellit, si dhe 0 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Kumanovë dhe Krushevë.
Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 23 centimetra.
Sipas DPHM, gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej orës 14 deri 19 gradë. Në Shkup mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë veriore dhe temperaturë deri 18 gradë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s