• e premte, 21 qershor 2024

Më shumë se 200 raketa janë gjuajtur nga Libani, pasi Izraeli vrau një komandant të Hezbollahut

Më shumë se 200 raketa janë gjuajtur nga Libani, pasi Izraeli vrau një komandant të Hezbollahut

Bejrut, 13 qershor 2024 (MIA) - Qindra raketa janë hedhur mbrëmë nga territori libanez drejt Izraelit verior, disa orë pasi sulmet ajrore izraelite vranë një komandant të lëvizjes shiite libaneze, Hezbollah.

Ushtria izraelite kumtoi se janë zbuluar rreth 215 predha, prej të cilëve disa janë shkatërruar, por të tjerat kanë shkaktuar zjarr në disa lokacione.

Hezbollahu premtoi se do t'i intensifikojë sulmet pas vdekjes së 55 vjeçarit Taleb Sami Abdullah, anëtari më i vjetër i grupit, i vrarë nga fillimi i luftës para shtatë muajsh.

Hezbolllahu, aleat i lëvizjes palestineze Hamas, i mbështetur nga Irani, paradokohe ka filluar të sulmojë më thellë në territorin izraelit me armë më të sofistikuara, ndërsa forcat ajrore izraelite gjithashtu kanë bombaduar objektiva thellë në Liban.

Lëvizja shiite paralajmëroi se do t'i japë fund armiqësive kundër Izraelit vetëm nëse arrihet armëpushim në Gazë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR