• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Më shumë reshje në Pozhar dhe Demir Kapi

Më shumë reshje në Pozhar dhe Demir Kapi

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Më shumë reshje në 24 orët e fundit ka pasur në Pozhar, 42 litra në metër katror, ndërsa më pak në Pilep dhe Ohër, 12. Deri në shtatë të mëngjesit janë matur edhe 40 litra në njësinë në zonën e Demir Kapisë, 35 në Strumicë, 34 në Shtip dhe Gjurishtë, 31 në Kodrën e Diellit, 25 në Kriva Pallankë dhe Hanet e Mavrovës, 24 në Gjevgjeli, Vinicë dhe Pozhoran, 22 në Berovë dhe Llazaropole, 21 në Krushevë, 18 në Shkup Petrovec, 17 në Manastir, si dhe 15 në Topolçan. 

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Proceset do të jenë më intensive sidomos në pjesët lindore ku do të marrin formën e stuhive me reshje të rrëmbyeshme, bubullima  dhe erëra të forta. Temperatura ditore do të jetë nga 12 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa pjesë të luginës do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 18 gradë. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR