• e hënë, 09 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mickoski në inspektim të ndërtimit të shtegut për shëtitje dhe rekreacion nga Novosella në Mokrievë, apeloi edhe tek kryetari i komunës së Strumicës që të aplikojë me projekte

Mickoski në inspektim të ndërtimit të shtegut për shëtitje dhe rekreacion nga Novosella në Mokrievë, apeloi edhe tek kryetari i komunës së Strumicës që të aplikojë me projekte

Novo Sellë, 30 mars 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski dhe kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE nga rajoni i Strumicës, sot kanë inspektuar ndërtimin e shtegut për ecje dhe rekreacion nga Novo Sella në Mokrievë me mjete nga thirrja e parë e kredisë hungareze. Mickoski në një deklaratë për media ka apeluar tek kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov që të aplikojë me projekte nga thirrja e dytë.

"Nuk është kohë për politikë të ulët, është kohë të punohet për qytetarët. Kaloi koha kur Maqedonia vidhej, poshtërohej, nënvlerësohej, turpërohej – tani është koha të ndërtohet, pavarësisht që ai ndoshta, për shkaqe parazgjedhore brendapartiake, përpiqet të kritikojë Qeverinë. Në rregull, është e drejta e tij dhe ai mund ta bëjë këtë, por e lus personalisht dhe në emër të Qeverisë të dorëzojë projekte. Natyrisht, që të mos jetë si në thirrjen e parë, të dorëzojë projekte sipas kritereve që të mund t’i financojmë edhe ato projekte për Komunën e Strumicës. Ne do të vazhdojmë t'i financojmë projektet, siç dëgjuat edhe në Novo Sellë, edhe në Bosillevë, edhe në Vasilevë – kështu që nuk ka pjesë të harruara, siç tha edhe ministri i vetëqeverisjes lokale", tha kryetari i Qeverisë.

 Ai shtoi se këto investime kapitale janë gjithashtu një mundësi e mirë për ekonominë që të mund të fillojë të lëvizë, kështu që mbetemi të fokusuar në zgjidhjen e problemeve shumëvjeçare të qytetarëve. 

Sipas ministrit Perinski, Qeveria investon në projekte që dalin nga nevojat e qytetarëve dhe për Qeverinë nuk ka vend të harruar dhe komunat si Novosella kanë nevojë për ndihmë. Ai bëri të ditur se për thirrjen e dytë deri më tani janë paraqitur 410 aplikime nga komunat.

"Nga gjithsej 288 projekte nga thirrja e parë, deri më 1 shkurt të këtij viti, vetëm 7 nuk kanë filluar. Pres që në pikën e ardhshme të ndërprerjes të gjitha projektet të jenë në fazën e tenderimit dhe një pjesë e madhe prej tyre, mbi 200 janë në fazën e ndërtimit, mbi 15 janë përfunduar, kështu që jemi të kënaqur me dinamikën e realizimit të projekteve", tha Perinski.

Kryetari i komunës së Novosellës, Gjorgje Bozhinov, nënvizoi se shtegu është i gjatë 5 kilometra dhe është në proces ndërtimi i fazës së parë.

Pas Novo Sellës, delegacioni qeveritar ka vazhduar vizitën në Komunën e Vasilevës, ku është bërë inspektimi i punëve ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, për të cilin janë siguruar 28 milionë denarë, ndërsa gjatësia e rrjetit të kanalizimit është rreth 4 kilometra. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR