• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MSH: Nuk ka ndryshim në numrin e të shtruarve në spitale nga zjarri në Koçan, është përmirësuar gjendja e dy personave që po trajtohen në Selanik

MSH: Nuk ka ndryshim në numrin e të shtruarve në spitale nga zjarri në Koçan, është përmirësuar gjendja e dy personave që po trajtohen në Selanik

 Shkup, 30 mars 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë informon se nga dita e djeshme nuk ka ndryshime në numrin e pacientëve të shtruar në spitale. Në Shkup, gjithsej  trajtohen 16 pacientë  dhe janë në gjendje të mirë të përgjithshme. Prej tyre, gjashtë janë në Spitalin e Qytetit të Vjetër dhe SPQ 8 Shtatori dhe katër në spitale private.

Në Klinikën e Toksikologjisë  në 24 orët e fundit  janë pranuar 4 pacientë nga jashtë dhe pas analizave toksikologjike janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Të gjithë janë në gjendje të mirë të përgjithshme. Për sot nuk ka paralajmërim për kthimin e pacientëve të tjerë nga jashtë. 

 Gjatë ditës së djeshme te dy pacientë nga Selaniku ka përmirësim të caktuar dhe u eksubuan, të cilët u transferuan nga terapia intensive në repartin e kirurgjisë plastike. te pacientët e tjerë gjendja nga dita e djeshme është e pandryshuar.

Ministria e Shëndetësisë, thonë nga atje, edhe më tej me kujdes e ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar dhe mbetet në komunikim me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit dhe mbetemi të përkushtuar në sigurimin e kujdesit më të mirë të mundshëm për të lënduarit nga aksidenti në Koçan. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR