Më së shumti shi në Shkup
- Në 24 orët e fundit, më së shumti shi, 6 litra në metër katror ka rënë në Shkup në vendin matës afër Petrovecit, pas çka pason Tetova me 4, Krusheva me 3, Kriva Pallanka dhe Shtipi me nga 2, ndërsa 1 litër në metër katror ka rënë në Ohër, Prilep, Berovë, Vinicë dhe Kumanovë, informon Drejtoria për punës hidrometeorologjike (DPHM).
- Post By Arta Bunjaku
- 10:50, 18 maj, 2025

Shkup, 18 maj 2025 (MIA) - Në 24 orët e fundit, më së shumti shi, 6 litra në metër katror ka rënë në Shkup në vendin matës afër Petrovecit, pas çka pason Tetova me 4, Krusheva me 3, Kriva Pallanka dhe Shtipi me nga 2, ndërsa 1 litër në metër katror ka rënë në Ohër, Prilep, Berovë, Vinicë dhe Kumanovë, informon Drejtoria për punës hidrometeorologjike (DPHM).
Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, moti sot do të jetë me diell dhe me vraanësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende në pjesët perëndimore kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë prej 19 deri 26 gradë Celsius.
Edhe në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë 26 gradë Celsius. ab/
Fotо: МIА arkivi