• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, më së shumti borë në Pozharan dhe Gjurishtë

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, më së shumti borë në Pozharan dhe Gjurishtë

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Në Kodrën e Dierllit pasdite është më së ftohti, minus tetë gradë, ndërsa shtatë gradë janë matur në Gjevgjeli dhe Demir Kapi.

Sipas DPHM-së, në ora 16:30 minus dy gradë janë matur në Berovë dhe Krushevë, minus një në Hanet e Mavrovës, zero gradë në Ohër dhe Kriva Pallankë. Dy gradë janë matur në Shtip, Pretor dhe Vinicë, tre në Manastir, katër në Tetovë dhe Prilep, pesë në Kavadar, gjashtë në Shkup - Zajçev Rid, Shkup - Petrovec, Veles dhe Strumicë.

Në Pozharan dhe Gjurishtë ka më së shumti borë, 20 centimetra. Në Hanet e Mavrovës shtresa e borës është 18 centimetra, në Manastir 14, në Kriva Pallankë dhe Berovë 12, në Llazarpole 11, ndërsa nëntë në Topollçan. Në Prilep dhe Ohër shtresa e borës është shtatë centimetra, pesë në Vinicë, katër në Tetovë dhe një centimetër në Shtip. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR